Shkariq: Me 65 vota mund të ndryshohet Kodi Zgjedhor, kërkon ndryshim edhe të modelit

22

Profesori i të Drejtës Kushtetuese, Svetomir Shkariq i është bashkuar debatit rreth ndryshimit të Kodit Zgjedhor në Maqedoninë e Veriut.

Sipas tij, me mbështetje të 65 deputetëve nuk ka pengesë që dy ligjet të votohen në mënyrë legale dhe legjitime.

Nuk shoh pengesë dhe kush mund t’u pengojë që t’i votoni këto ndryshime nëse keni mbështetjen e 65 deputetëve. Që një ligj të jetë legal duhen 61 vota, kurse ju keni më tepër. I vetmi problem mund të jetë kryetari i kuvendit i cili mund që të mos e nënshkruaj ligjin, por për fat këtu është kryetari i shtetit i cili me dekretligj do ta nënshkruaj dhe ligji bëhet i vlefshëm”, thotë Shkariq.

Sipas tij, as Gjykata Kushtetuese nuk mund ta pengojë një ligj me kaq vota.

Profesori në fjalë porosit nismëtarët që përveç kodit, të ndryshohet edhe modeli zgjedhor, duke mbështetur lista të hapura.

“Modeli i Harovit parasheh lista të hapura dhe të ndryshueshme. Tani ne kemi të vdekur, lista partiake. Në atë mënyrë në të ardhmen do të ngritet niveli profesional i deputetëve, kështu që nuk do të kemi vetëm një deputet të pavarur profesional, por do të ketë hapësirë për më shumë”, thekson ai.