Shkarkohet drejtoresha e gjimnazit “Nikolla Karev”, i kërcënoi nxënësit të mos protestojnë

21

Kryetari Petre Shilegov shkarkoi drejtoreshën e gjimnazit “Nikolla Karev” në Shkup pasi u publikua një video duke kërcënuar nxënësit që të mos protestojnë.

Kryetari Shilegov mori vendim që të pushojë nga puna drejtoreshën e gjimnazit “Nikolla Karev” në Shkup, ndërsa pas publikimit të video inçizimeve të postuara ku shihet drejtoresha Gorica Iliovska duke kërcënuar nxënësit me pasoja, nëse të njëjtit dalin në protestë kundër ndotjes së ajrit.

Bashkia i Shkupit u thotë të gjithë drejtuesve të institucioneve të tij se në punën e tyre të përditshme duhet të përmbushin parimet që ata kanë zgjedhur siç janë respektimi i të drejtës për lirinë e mendimit, e drejta për të protestuar dhe konkurrim demokratik i ideve.

Kjo administratë e qytetit qëndron prapa të drejtës së të gjithëve për të protestuar dhe lirinë e mendimit dhe nuk ka vend për kërcënime ndaj gjimnazistëve dhe të drejtën e tyre demokratike për tu grumbulluar dhe protestuar.