Shkencëtarët nga Zvicra kanë gjetur mënyrën si të diagnostikohen shenjat e hershme të sëmundjeve të rrezikshme

34

Shumë jetë mund të shpëtohen nëse sëmundjet serioze zbulohen herët.

Dhe së shpejti këto zbulime do të jenë të mundshme.

Shkencëtarët nga Zvicra kanë zbuluar një metodë të lehtë dhe të sigurt për t’i diagnostikuar sëmundjet e rrezikshme në mënyrë që të trajtohen para se të jetë shumë vonë, shkruan Bright Side.

Siç tregojnë ekspertët, një prej shenjave alarmuese të sëmundjeve si kanceri është hiperkalcemia – sëmundje ku nivelet e kalciumit në gjak janë shumë të larta.

Shkencëtarët zviceranë kanë zhvilluar qeliza të cilat bëhen të zeza nëse pacienti ka hiperkalcemi dhe rrjedhimisht e zbulon prezencën e sëmundjes.

Gjatë eksperimentit, shkencëtarët i kanë transplantuar këto qeliza te minjtë e shëndetshëm dhe të sëmurë. Qelizat janë errësuar nëse minjtë kishin qenë të diagnostikuar me kancer dhe asgjë nuk kishte ndodhur në rastet kur minjtë kishin qenë të shëndetshëm.

Bazuar në studimet e tij, profesori Martin Fussenegger nga Universiteti i Bazelit dhe ekipi i tij kanë krijuar një tatuazh biomjekësor, i cili është një impiant special i padukshëm që injektohet nën lëkurë dhe nuk e pengon personin.

Nëse niveli i kalciumit në gjakun e njerëzve rritet, ai tatuazh fillon ta prodhojë një pigment dhe një shenjë e zezë shfaqet në lëkurë.

Ky tatuazh i krijuar nga zviceranët na ndihmon t’i zbulojmë katër lloje të kancerit:

• Kancerin e gjirit
• Kancerin e mushkërive
• Kancerin e prostatës
• Kancerin e zorrës së trashë

Shkencëtarët po ashtu kanë zbuluar se hiperkalcemia është simptomë e zakonshme e disa sëmundjeve tjera serioze që mund të jenë asimptomatike.

Vlen të ceket se nëse kanceri i gjirit diagnostikohen herët, shanset e rikuperimit janë 98%. Por, nëse tumori diagnostikohet vonë, vetëm 1 në 4 femra kanë shanse të rikuperohen.

Fatkeqësisht, njerëzit zakonisht shkojnë te doktori vetëm atëherë kur sëmundja është në fazat e fundit dhe vështirë trajtohet. Prandaj është i nevojshëm diagnostikimi i hershëm.

Për ta përdorur këtë metodë të zviceranëve, fillimisht duhet të kryhen edhe testime klinike të shtrenjta dhe procesi në tërësi mund të merr kohë mbi një dekadë për t’u kompletuar.

Megjithatë, një pritje e tillë ia vlen sepse metoda mund të adaptohet në mënyrë që të ndihmojë të diagnostikohen edhe sëmundjet tjera.