Shkëndija me fanellat e reja kundër Nome Kalju

54

Skuadra kampione e Maqedonisë, Shkëndija prezantoi fanellat e reja, me të cilat do të paraqitet në ndeshjet e sezonit 2019/2020. Paraqitjen debutuese me fanellën e re “kuqezinjtë” do ta kenë në ndeshjen e së martës, më 9 korrik, kundër skuadrës kampione të Estonisë, Nomme Kalju, ndeshje kjo e vlefshme për raundin e parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve Europian. Si zakonisht ngjyrat “kuqezi” janë dominuese. Logoja e klubit njëjtë si më parë është e qepur, ndërsa në pjesën e djathë të poshtme mund të shihet një vulë e bashkëpunimit “Shkëndija-Macron”, ndërkohë në pjesën e epërme të prapme qëndron emri i klubit “KF Shkëndija”.