Shkretëtira në Kinë që u “zhduk nga harta” – ajo tanimë duket krejt ndryshe

72

Shkretëtira Maowusu, në rajonin e brendshëm të Mongolisë së Kinës në veri, ishte një nga katër shkretëtirat kryesore në vend, derisa u “zhduk nga harta”.

Kjo pasi që, siç shkruan Euronews, përcjell Telegrafi, falë dekadave të punës, 93.24 për qind e tokës është bërë e gjelbër.

MARKETING 420 x 60

Sipas shkrimit në fjalë, në vitet 1950 zona ishte tërësisht shterpë, e përbërë nga asgjë më shumë se rërë dhe gurë – që përfunduan si problem për komunitetet e afërta.

Qyteti i Yulin, për shembull, u detyrua të lëvizë më larg nga shkretëtira tri herë, pasi përjetoi stuhi të egër të pamëshirshme.

Kjo është arsyeja pse fshatarët vendas vendosën të përpiqen të ripopullojnë rajonin me pemë, duke filluar një projekt i cili ka vazhduar për dekada.

Paralelisht, qeveria filloi punën e restaurimit ekologjik në zonë, që është afërsisht me madhësinë e Holandës.

Ndërkohë edhe OKB po përpiqet të luftojë në shkretëtirat si pjesë e Agjendës së Zhvillimit të Qëndrueshëm të vitit 2030.

“Të dhënat e fundit shkencore tregojnë se përpjekja masive është e vonuar me dhimbje. Një e katërta e emetimeve tona serë vijnë nga degradimi i tokës”, shpjegon zëvendëssekretarja e Përgjithshme e OKB, Amina Mohammed.