Friday, September 17, 2021
Ballina Politikë Maqedoni Shkup, do të përkujtohen viktimat e Holokaustit

Shkup, do të përkujtohen viktimat e Holokaustit

11

Sot me akademi përkujtimore në ASHAM në Shkup do të shënohet, 27 Janari – Dita ndërkombëtare e përkujtimit të viktimave të Holokaustit.

Në akademinë përkujtimore fjalim do të mbajnë kryeministri Oliver Spasovski, shefi i diplomacisë Nikola Dimitrov, kryetari i ASHAM-it, Lubço Kocarev, kryetarja e minoritetit hebrenj në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Berta Romano – Nikoliq dhe ambasadorët e Suedisë dhe të Polonisë, Kristin Forgsgren Bengston dhe Vojçek Tuçinski.

Në ASHAM do të vendoset edhe ekspozita e pllakave të përpunuara nga studentët e disenj grafikut me temë “Kujtimi i Holokaustit – kurrë më” që do ta hap ambasadorja britanike, Rachell Galloway.

Me rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 27 janar të vitit 2005 është vendosur Dita ndërkombëtare e përkujtimit të viktimave të Holokaustit.