Shkup, Gjykata i shpalli të pafajshëm gazetarin kontrovers Llatas dhe vëllezërit e tij

15

Gjykata Penale e Shkupi ka shpallur të pafajshëm gazetarin, Dragan Pavlloviq Llatas dhe vëllezërit e tij, Sërxhan Pavlloviq dhe Zvezdan Pavloviq për ndërtim pa leje të vilave në Zelenikovë, të cilat janë pjesë e lëndës së Prokurorisë Speciale Publike (PSP), “Lëndina”, transmeton Portalb.mk.

Të akuzuarit janë liruar nga akuza nga gjykatësja Marija Kletniçka Markovska sepse ajo ka vlerësuar se akuzat që rëndojnë kundër vëllezërve nuk përbëjnë shkelje ligjore dhe nuk mund të ngritet padi penale sipas Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut.

MARKETING 420 x 60

PSP-ja kërkoi që të dënohen vëllezërit për ndërtim të paligjshëm dhe të u konfiskohen shtëpitë në Zelenikovë.

Nga ana tjetër, Prokurorja Elizabeta Josifovska tha se PSP-ja do të ankimojë aktvendimin e shkallës së parë sepse sipas saj, akuza ka bazë.

Nga seanca e fjalëve përfundimtare…

Të akuzuarit kanë qenë të vetëdijshëm se po ndërtojnë vila pa leje dhe në kundërshtim me Ligjin në Zelenikovë dhe se të njëjtat mund të iu rrëzohen, tha prokurorja Elizabeta Josifovska.

“Me vetëdije, në kërkesën për miratim të ndërtimit të cilat i kanë dorëzuar në Komunën e Zelenikovës më 12 dhjetor 2012, e kanë fshehur faktin se shtëpitë, për të cilat kanë kërkuar miratim për ndërtim, tashmë janë ndërtuar. Formalisht kanë marrë miratim për ndërtim të objekteve të reja, sipas të cilës do të duhej të fillonin me ndërtim të objekteve në afat prej dy vjetësh. Sipas dëshmive të shpalosura, në kohën e lëshimit të këtyre miratimeve, 24 janar 2013, shtëpitë veç më kanë qenë të ndërtuara”, tha Josifovska.

Loading...