Shkup, një person vret dhëndrin dhe plagos nipin

52

Rreth orës 19:40 është denoncuar se në një shitore në rrugën ‘Moskovska’ menjëherë pranë tregut në Taftalixhe ka ndodhur vrasje.

Vrasja ka ndodhur nga pronari i shitores me inicialet V.Sh (55), i cili pas fjalosjes ka vrarë S.D (55) i cili ka qenë dhëndër nga motra.

Viktima ka humbur jetën në vendngjarjet ndërsa djali i tij F.D (25) është i plagosur në këmbën e djathtë dhe është dërguar në spital.

Arsyet për vrasjen, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, janë marrëdhëniet pronësore-juridike ndërsa kryesi i veprës penale është arrestuar.