Shpërthen aktivisti i BDI-së në lagjen e Teuta Arifit: z. Florim Besimi, ju keni shtëpi milionëshe, ndërsa ne skemi buk të hamë(FOTO)

1655

Kryetaren e komunës së Tetovës, njëherit edhe nënkryetaren e BDI-së, në lagjen e saj, nuk kanë arritur ta shpëtojnë edhe dhjetëra funksionarë nga dështimi i tubimit si psh: Florim Besimi-Drejtor i spitalit, Fatmir Besimi-ish ministër, Orhan Ramadani-Drejtor i Fondit të Shëndetësisë, Bekim Maksuti-zv.ministër, Hasip Hasipi-zv.drejtor i rrugëve të Maqedonisë, Xhemil Jusufi-ELEM etj.. Kjo vjen shkak i mosprezencës së aktivistëve nga revolta e krijuar për këtë subjekt, për vendimin për përkrahjen e Stevo Pendarovskit për kryetar të shtetit dhe veçanërisht për kreun e komunës, znj. Arifi.

Brenga e funksionarëve në tubim ka qenë se pse po ikin aktivistët e BDI-së nga partia dhe aderojnë në subjektet opozitare.

Siç mësojmë nga burime brenda tubimit, njërit nga të pranishmit i kishte humbur durimi dhe i është drejtuar drejtorit të spitalit të Tetovës, Florim Besimit duke i thënë se shqiptarët nga ky vend largohen shkak i juaji, sepse ti ke bërë shtëpi milionëshe, ndërsa ne skemi nevoja elementare.

Pas lajmit të parë të publikuar nga redaksia e Albanews24, një banor i lagjes së Teuta Arifit, na ka dërguar në inbox një fotografi të shtëpisë luksoze të drejtorit të spitalit, Florim Besimit.

Shikoni shtëpinë milionëshe të tij: