Shqetësuese: Virusi i Ebolas arrin në qytetin me 2 milionë banorë

23

Virusi i Ebolas ka arritur në qytetin e Gomas ku banojnë 2 milionë njerëz dhe që shërben si rrugë strategjike për gjithë Afrikën Qendrore, për herë të parë që prej shpërndarjes së kësaj epidemie gati një vit më herët.

Ministria e Shëndetësisë së Kongos deklaroi që një burrë që kishte arritur në qendrën rajonale të dielën menjëherë u transportuar në qendrën trajtuese të Ebolas, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.

Autoritetet kanë thënë se më pas kanë bërë identifikimin e të gjithë pasagjerëve që po udhëtonin nga Goma për në Butembo, një prej vendeve më të goditur nga sëmundja.

“Për shkak të shpejtësisë me të cilën pacienti u identifikua dhe izolua, dhe për shkak të identifikimit të të tjerëve udhëtarë të autobusit që po vinte nga Butembo, rreziku i shpërndarjes së sëmundjes në qytetin e Gomas është i vogël,” ka thënë ministri i shëndetësisë në një deklaratë.

Virusi i ka vrarë më shumë se 1600 njerëz në Kongo dhe dy të tjerë ishin kthyer në shtëpi përgjatë kufirit me Ugandën. Gati 700 njerëz kanë arritur që të rikuperohen nga infeksionet.

Statistikat zyrtare thonë se janë 2489 raste, prej të cilave 2395 të konfirmuara. /Periskopi/