Shqipëri, 2120 aplikantë për 500 vende të reja në polici

17

Në Shqipëri 2 120 aplikantë do t’i nënshtrohen testit për tu bërë pjesë e Akademisë së Policisë për 500 vende të reja pune. Për shkak të pjesëmarrjes së lartë, konkursi është ndarë sipas qarqeve, herët në mëngjes kanë marrë pjesë ata të qarqeve Tiranë, Durrës, Berat dhe Fier. Ndërsa më pas, në orën 12 të mesditës, do zhvillohet faza e dytë me aplikantëve e qarqeve të tjera. Testimi, do jetë një proces tërësisht i monitoruar me kamera. Telefonat dhe komunikimi i aplikantëve në momentin që do fillojë testimi, nuk do lejohet.