Shqipëri, delfinët dhurojnë spektakël të pazakontë në brigjet e Karaburunit

82

Delfinët kanë dhuruar spektakël për turistët në Karaburun të Vlorës, pranë shpellës së “Haxhi Alisë”.

Delfinët duket se kanë mirëpritur praninë e pushuesve si dhe i kanë uruar mirëseardhjen duke ofruar një spektakël me kërcime në ujërat e detit Jon para turistëve që ishin duke lundruar me anije drejt Karaburunit.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka uruar mirëmëngjesi me pamje nga spektakli i delfinëve në Karaburun.

“Mirëmëngjesi dhe me spektaklin e pazakontë që këta delfinë kanë dhuruar dje në brigjet e Karaburunit, ju uroj një muaj sa më të mbarë”, shprehet Rama.

Nuk është hera e parë që delfinët dhurojnë spektakël në ujërat shqiptare.

I shpallur në vitin 2010 Park Kombëtar Detar, Karaburun-Sazani është i vetmi park detar kombëtar i Shqipërisë. Parku ofron atraksione të shumta natyrore, kulturore, historike dhe turistike. Tani zona mund të vizitohet nëpërmjet udhëtimeve ditore që zhvillojnë operatorët turistikë që nisen nga porti i Vlorës.

MIRËMËNGJES ?dhe me spektaklin e pazakontë që këta delfinë kanë dhuruar dje në brigjet e Karaburunit, ju uroj një muaj sa më të mbarë ?

Posted by Edi Rama on Wednesday, 31 July 2019