Shqipëria mbështet financiarisht Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi

24

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka bërë me dije se Këshilli i Ministrave të Shqipërisë ka marrë vendim për dhënien e mbështetjes financiare për Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi me seli qendrore në Ulqin dhe dy zyrat e tij koordinuese – Malësi/Tuz dhe Plavë.

” Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve luan një rol substancial në përfaqësimin e përgjithshëm dhe fuqizimin e rolit të veçantë të shqiptarëve në Mal të Zi. Ai adreson një gamë të gjerë çështjesh duke filluar nga arsimi, përdorimi i gjuhës shqipe në institucionet publike, sfidat socio-ekonomike e deri tek ruajtja e trashëgimisë kulturore e historike të shqiptarëve në Mal të Zi”.

” Vendimi i Qeverisë së Shqipërisë për mbështetje financiare të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi nuk është një veprim i izoluar dhe individual. Ky veprim shënon vetëm fillimin e programit të Qeverisë për të marrë përsipër financimin periodik dhe mbështetjen sistematike të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi!”, ka shkruar Cakaj në Facebook, transmeton Klan Kosova