Shqiponja i kishte bërë matjet keq – ishin peshkatarët që e shpëtuan, pasi ishte mbërthyer nga oktapodi gjigant

49

Një video spektakolare nga Kanadaja po përhapet me shpejtësi në internet.

Ajo tregon se si disa peshkatarë i shpëtojnë jetën një shqiponje nga një oktapod gjigant në Quatsino, Kanada.

Shqiponja, ndoshta e kishte llogaritur gabim sulmin ndaj oktapodit, sepse ajo pastaj bëhet viktima e tij, transmeton Telegrafi.

Siç shihet në video, peshkatarët përdorin një shkop për të shpëtuar zogun nga kapja e oktapodit.

Në kohën kur burrat ndërhynin, shqiponja u kërcënua të tërhiqej nën ujë dhe të mbytej.

Pasi u ndanë të dy kafshët mbresëlënëse, shqiponja fluturoi në një degë aty pranë dhe thuhet se kishte pushuar dhjetë minuta para se të fluturonte.

Videoja, e cila u vu në internet disa ditë më parë, u klikua mbi 1.6 milion herë vetëm në YouTube.

Por regjistrimet spektakolare po bëjnë xhiron e tyre edhe në Facebook.