“Shtatori i Lëvizjes”, BESA me aderime të reja ?!

48

Partitë politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, po i konsilidojnë radhët e tyre, pas këtyre pushimeve të nxehta verore. Shtatori i këtij viti do të jetë më ndryshe për opozitën shqiptare, e cila ka paralajmëruar se do të ketë një sërë aderimesh të reja në Lëvizjen BESA.

Edhe pse fushatën e aderimeve Lëvizja BESA e filloj muaj më pare, tash ajo pritet ta vazhdoj edhe gjatë muajt shtator. Sipas burimeve mire të informuara brenda Lëvizjes, ata po bëjnë edhe përgatitjet e fundit për një sërë prurjesh të reja në parti, profesor, doktor dhe ekspert të fushave të ndryshme pritet t’i bashkohen Lëvizjes BESA. Sipas po të njëjtave burime, ata kanë zgjedhur edhe moton e kësaj fushate e cila do të quhet “Shtatori i Lëvizjes”. Gjithashtu siç mësohet Lëvizja BESA do të ribrendoj edhe llogon e saj.

Lëvizjes BESA pritet t’i bashkangjiten personalitete edhe nga sektori civil në vend, ku sipas zërave brenda këtij subjekti, të gjithë janë të mirëseardhur ata të cilët duan të kontribuojnë në këtë parti dhe për të mirën e gjithë qytetarëve.