Ishte fshehur prapa shtyllës së betonit dhe po gjuante me kallashnikov, momenti kur policia ruse vret sulmuesin në Moskë

36

Një dëshmitar i të shtënave në Moskë ka filmuar momentin e vrasjes së sulmuesit, që hapi zjarr me kallashnikov në afërsi të selisë së Shërbimit Sekret rus.

Burri i veshur me të zeza nga koka në këmbë, ishte fshehur pas një shtylle të betonit dhe pasi që shkrepi disa plumba, mund të shihet se si rrëzohet në tokë, transmeton Telegrafi.

Edhe pse më herët ishte raportuar se në sulm kanë marrë pjesë tre persona, policia një raportim të tillë e ka mohuar kategorikisht duke thënë se personi që është vrarë nga policia ka vepruar i vetëm.

E nga të shtënat ka humbur jetën një pjesëtar i FSB-së, dhe pesë tjerë janë hospitalizuar. Në vend të ngjarjes organet e rendit kanë gjetur një granatë si dhe një çantë me mjete të dyshimta.