Shtrenjtohen nafta dhe benzina

51

Shkup, 1 korrik – Zhurnal.mk – Derivatet nga sonte në mesnatë do të shtrenjtohen për 1 deri në 1.5 denarë, njoftuan nga Komisioni Rregullator për Energjetikë, përcjellë Zhurnal.

Çmimi i benzinës Eurosuper BS-95 do të rritet për 1,5 denarë, dhe me këtë çmimi i ri do të jetë 68,5 denarë për litër.

Çmimi i benzinës Eurosuper BS-98, i Dizelit Eurodizel dhe të vajit ekstra të lehtë për amvisëri shtrenjtohet për një denarë.

Çmimi i Eurosuper BS-98 do të kushtojë 70,5 denarë, ndërsa i Dizelit 61,5 denarë për litër. Vaji ekstra i lehtë prë amvisëri do të kushtojë 51 denarë./Zhurnal.mk