Javë më parë Periskopi kishte mësuar ekskluzivisht datën e meçit të shumëpërfolur mes briti të kriminelit serb, Arkan, Veljko Raznatovic dhe boksierit kosovar, Petrit Mazrekaj.
Atëkohë 31 gushti u përcaktua si datë zyrtare për zhvillimin e meçit dhe të gjithë mezi e prisnin, shkruan Periskopi.
Por fatkeqësisht, disa javë para kësaj date, Periskopi ka mësuar se është marrë vendimi për shtyerjen e meçit, duke zbuluar edhe detaje sensacionale në proces. Data e re për zhvillimin e meçit është 28 shtatori, dhe do të zë vend në O2 Arena të Berlinit.
Periskopi ka kontaktuar edhe Mazrekajn, i cili na ka dhënë një arsye tejet interesante rreth shkaktarit të shtyerjes së meçit.
“Ata i kanë bo këto marrina,” u shpreh ai. “E ka marrë këtë punë në asgjo, t’u shku nëpër detna, anej-knej dhe ka mendu se nuk do të mbahet meçi, ama ka pas presion nga të gjitha anët.
“Tash ai duhet me u përballë me realitetin.” /Periskopi.com/