Shutc: Merkel është e përkushtuar në rrugën evropiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

28

Kancelarja gjermane, Angela Merkel është tërësisht e përkushtuar në procesin e inkuadrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE, deklaroi ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Suzane Shutc, gjatë takimit me kryetarin e Parlamentit shqiptar, Gramoz Ruçi.

Aje me atë rast theksoi se edhe gjatë periudhës në vijim, Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë rrugën evropiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut.

“Jam e lumtur që punova në këtë vend të jashtëzakonshëm me të ardhme perspektive. Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë rrugën evropiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa edhe kancelarja Merkel është tërësisht e përkushtuar në atë proces”, theksoi Shutc./MIA