Si e riktheu trupin në formë menjëherë pas lindjes? Rrëfehet Arbenita

2

Showbiz – Në muajin prill të këtij viti, modelja bukuroshe Arbenita Ismajli dhe reperi Fero u bënë prindër për herë të parë.

Ishte ‘Iconstyle.al” që zbuloi që herët shtatzëninë e modeles, të cilën më vonë Arbenita e konfirmoi edhe vetë në rrjete sociale. Ajo solli në jetë vogëlushen Nina, portretin e së cilës s’ka ngurruar ta ndajë me ndjekësit e saj në rrjete sociale.

Herë pas here në Instagram, dyshja na kënaq sytë me pozat e bukura familjare dhe me të ëmblën Nina, e cila po rritet dita-ditës, shkruan Revista Kosovarja

Mirëpo, ajo që i ka bërë të gjithëve përshtypje është fakti që Arbenita është rikthyer shumë shpejt pas shtatzënisë në formën e saj më të mirë! Cili është sekreti për këtë? Na e tregon ajo vetë, e pyetur në InstaStory nga ndjekësit kuriozë për linjat e mira.

“Qysh e ke kthy në formë trupin menjëherë pas lindjes, se shumë mirë po dukesh”- i shkruan dikush, ndërsa modelja ia kthen:

“Gjithmonë kam qenë e dobët. Në fakt s’e kisha mendu se çfarë do t’i ndodhte trupit tim pas lindjes, por isha me fat. Nuk u mundova dhe nuk përdora asgjë. Thjesht ndodhi.”