Si revoltë për rritjen e çmimit të rrymës elektrike, protestuesit bllokojnë autostradën Tetovë – Shkup

39

Sonte autostrada nga Shkupi drejt Tetovës është bllokuar për 30 minuta pa paralajmërim, nga ana e dhjetëra automobilave të protestuesve nga iniciativa “Boll më”, të cilët tashmë tetë javë organizojnë protesta publike në Tetovë për shkak të pakënaqësisë dhe revoltës nga rritja e çmimit të energjisë elektrike.

Bllokohet autostrada Tetovë – Shkup!Protestuesit kundërshtojnë shtrenjtimin e rrymës elektrike

Gepostet von Albanews24 am Freitag, 25. September 2020

Rreth orës 19:00 një grup me automobilat e tyre arritën para Zhelinës ku e bllokuan qarkullimin e automobilave tjerë nga Tetova deri në Zhelinë. Komunikacioni në atë mënyrë ishte bllokuar rreth 30-të minuta pas së cilës grupi i largoi automjetet dhe shkoi.

Protestë të tillë me bllokadë kishte më 21 gusht. Javën e kaluar protesta publike ishin organizuar edhe në disa mjedise rurale.

Protestuesit kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike bllokojnë autostradën Tetovë – Shkup

Gepostet von Albanews24 am Freitag, 25. September 2020

Qytetarët kërkojnë çmim më të ulët të energjisë elekterike për 46%, heqje të Komisionit Rregullator, të zvogëlohet TVSH-ja prej 18 në pesë për qind dhe të formohet organ i pavarur arbitrar i cili do ta verifikojë cilësinë e shërbimeve dhe i adreson ankesat e qytetarëve nga kompanitë energjetike.

Policia arrinë në vendin ku protestuesit kanë bllokuar rrugën

Gepostet von Albanews24 am Freitag, 25. September 2020