Si ta trajtoni zbokthin në kushtet e shtëpisë dhe çfarë duhet të shmangni për të mos e përkeqësuar?

71

Zbokthi është një problem shumë i madh për ata që “e vuajnë”, pasi përveçse nuk duket mirë estetikisht, ul vetëbesimin e njerëzve. Nëse edhe ju vuani nga zbokthi, mos u shqetësoni, ka disa mënyra për ta luftuar atë. Ka pafund shampo dhe maska flokësh, por nëse nuk e keni gjetur ende të duhurën dhe jeni lodhur duke kërkuar, atëherë mund të përdorni metodat natyrale, shklruan Class.

Produktet natyrale si tea tree oil, vaji i kokosit, aloe vera dhe uthulla e mollës janë luftuesit më të mirë të zbokthit. Mjafton t`i aplikoni në skalpin e kokës ose të krijoni maska flokësh me to dhe pas pak ditësh do të shihni rezultatet e para.

Është e rëndësishme të dini se cili është shkaku i zbokthit tuaj. Nëse ai lidhet me stresin e vetmja zgjidhje është të ulni nivelin e stresit në jetën tuaj, edhe pse kjo është e thjeshtë të thuhet, por jo të zbatohet. Po ashtu, duhet të eliminoni produktet që përdorni për stilimin e flokëve, pasi do të rëndoni gjendjen e skalpit të ndjeshëm. Të paktën një herë në javë bëni një maskë eksfoliuese për skalpin.