SI TË ORGANIZOHEMI MË ME SUKSES NË SISTEMIN PLURALIST NË RMV

148

Shkruan: Isein Ajdari

Vetë fjala pluralizëm don të thotë sistem nga më tepër parti, dhe këtu ska kurgjë të keqe. E keqja është që pjesa dërmuese në udhëheqësit e partive, sidomos ata participiente të pushtetit janë njerëz të pashkolluar, me diploma të dyshimta apo kuadro me cilësi të dobët, me përjashtim të një numëri të vogël. Të tillët përmes servilizmit janë rënditur në udhëheqësit më të larta të partive dhe sot mund të thuhet se ata udhëheqin institucione të rëndësishme shtetërore, dhe bëjnë rrënim të sistetemit dhe po atyre institucioneve. Një pjesë e intelektualëve shqiptarë kanë marrë rolin e vëzhguesit, dhe në vend që të kyçen dhe të marrin vendin e merituar në organizimin pluralist-partiak, ata janë shndërruar në “sejerxhi” dhe presin të tjerët t’ua rregullojnë shtetin, por ndodh e kundërta. Kjo gjendje dita-ditës rëndohet dhe e bënë të padurueshme situatën e përgjithëshme në vend, dhe një pjesë e konsiderueshme e popullatës, sidomos të rinjët largohen nga vendi. Pjesa tjetër që ka ngelur janë bërë servil të Bossave të fuqishëm partiak dhe bëjnë punën e ARGATIT….
Dalja nga kjo situatë e palakmueshme dhe dita ditës më e rëndë është në vetëdijësimin e çdonjërit nga ne e në veçanti të intelektualëve. Poashtu dhënja e kontributit përmes kyçjes në partitë shqiptare serioze në vend dhe dhënjes së kontributit dhe potencialit intelektual dhe profesional në drejtim të daljes nga lloçi i pakëndshëm dhe rrugëtim drejtë progresit, njëjtë si’q bëjnë njerëzit dhe shtetet me civilizim, kulturë dhe zhvillim ekonomik.
Listat e hapura të sisemit zgjedhor do ti pastrojshin personat që nuk meritojnë të na përfaqësojnë në institucione, por deri atëherë pasojat do të jenë të mëdha poçese nuk ndryshojmë diçka….
Kjo gjendje sot parashtron pyetjen dhe dilemën, se si të dilet nga kjo situatë brengosëse dhe alarmante për shoqërinë që jeton në këto troje, në veçanti asaj shqiptare?

M-r Isein Ajdari, (15.01.2020, Kërçovë)