Siljanovska Davkova mblodhi 10.000 nënshkrimet

22

Profesoresha Gordana Siljanovska Davkova e cila është kandidate e VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet presidenciale nëpërmjet një video mesazh e njoftoi opinionin se për një afat rekord janë mbledhur 10.000 nënshkrimet për kandidaturën e saj për kryetare të shtetit.

“Sapo mora vesh se për një kohë të shkurtër, për disa orë janë mbledhur 10.000 mijë nënshkrimet e nevojshëm. Me këtë unë edhe zyrtarisht do të kandidoj për kryetare e Republikës së Maqedonisë. S’kam fjalët se si ta shprehi falënderimin. Kjo është ditë kur ne e nisim betejën për të drejtën dhe drejtësi në Republikën e Maqedonisë, nga zemra ju falënderoj”, tha Siljanovska.

Profesoresha Siljanovska para shtatë ditëve në kongresin e VMRO-DPMNE-së në Strugë mori mbështetjen e shumicës së delegatëve me çka edhe zyrtarisht partia më e madhe opozitare maqedonase kandidoi kandidaten e vet në zgjedhjet presidenciale.

Ndryshe, 10.000 nënshkrimet erdhën si nisëm për të dëshmuar se Siljanovska Davkova është kandidate mbipartiake.