Sindikatat e punonjësve në sektorin publik dhe administratë janë kundër uljes së pagave

15

Konfederata e Sindikatave të Lira që i përfaqëson të drejtat e punonjësve në sektorin publik, sot propozoi pako masash dhe plan për dalje nga kriza. Sindikalistët vlerësojnë që situata është shumë e rëndë, dhe qëllimi final i masave është shpëtimi i vendeve të punës. Nga Sindikata janë të revoltuar nga pasiviteti i Këshillit ekonomiko- social.

Bankat urgjentisht të prononcohen për kohëzgjatjen e anulimit të pagesës së kësteve të kredive dhe të dërgojnë mesazhe apo në mënyrë elektronike t’i informojnë qytetarët. Qeveria të prononcohet më saktë dhe të miratojë Dekret për anulimin e vendimeve ekzekutive -thonë nga Konfederata e Sindikatave të Lira, transmeton Alsat.

MARKETING 420 x 60

Reagim të ri për pagën minimale në administratë sot ka dërguar edhe sindikata SPOGJ, ku janë anëtarë administratorë, organet gjyqësore dhe shoqata të qytetarëve. Nga kjo Sindikatë konsiderojnë se masat e propozuara janë të nxituara, populiste dhe të paqëndrueshme, veçanërisht pas vlerësimit se kursimi i përgjithshëm nga pagat minimale të administratës dhe sektorit publik është 30 milion euro.

Barazimi i pagave të funksionarëve, të ardhurat mujore të të cilëve tejkalojnë 60,000.00 denarë, me pagat e punonjësve që marrin 17,000.00 denarë, jo vetëm që nuk është solidare, por është edhe e pakrahasueshme. Më shumë se gjysma e ministrave, deputetëve, drejtorëve dhe anëtarëve të bordeve drejtuese kanë bizneset e tyre -shprehen nga SPOGJ.

Të dy sindikatat janë unanime që qeveria të mos e pranojë propozimin e liderit Zoran Zaev që të gjithë punonjësit nën ombrellën e shtetit të marrin pagë minimale për dy muaj. Edhe BDI-ja dhe opozitarja VMRO-DPMNE mbajnë qëndrimin që të mos ketë reduktim të pagave të administratorëve.