“Diplomacia e lartë Europiane, edhe më tej skeptike dhe e pavendosur rreth hapjes së “dyerëve të UE, për R. e Maqedonisë së Veriut-Sinjale të pasigurta të hapjes së bisedimeve edhe për në Dhjetor’2019!
Historia njerëzore për mileniume, njeh ‘thënie të fuqishme diplomatike’, që shprehin dëshprim, apo arritje kombëtare, si; “Fatet e popujve të vegjël, dalin nga dyerët e tragjedive të mëdha” ose “Miku i mire, në ditë të keqia njifet”, urtësi popullore këto që në kontekstin e kontekstit diplomatik, tanimë në periudhën e politkbërjes së lartë diplomatike, kanë ndryshuar rrënjësisht nga shekujt që lamë pas! Thjeshtë thënë, perceptimi i tyre, tanimë ka ngelur të interpretohet në “kontekts të kontekstit tradicional të semantikës diplomatike”, që bënë popujt gjatë historisë së tyre, për të shpëtuar apo për të mbijetuar, siç do thoshte populli, për një fije floku! Kështu na pat ndodhur edhe neve shqiptarëve, në periudha të ndryshme të shtetformimit tonë si komb- shtet, me integritet dhe identitet kombëtar europian.
Në këtë drejtim, mund të thuhet, që falë politikbërësve të mëdhënj të kombit, atyre që qëruan mendjen tonë të shqiptarit duke e pastruar atë nga dogmat që impononin lidhjet orientale, sollën ndryshimin rrënjësor të perceptimit për ‘shëmtinë e siluetës tonë kombëtare, gjatë shekujve të kaluar”. Sot, si komb mund të jemi sadopak të kënaqur, që me ndryshimet e mëdha që u bënë pas rënies së “ Murit të Berlinit”, aleatët tanë perëndimorë, përfudimisht, bazuar gjithnjë në parimet e demokracisë së vërtetë, bënë ‘përmirësimet e lëshimeve diplomatike’ të fuqive të mëdha, që rrodhën nga padrejtësitë e konferencave të famshme si ajo e; Versailles, ajo e Ambasadorëve në Londër, apo ajo e Parisit dhe Berlinit dhe shumë të tjera. Përfundimisht me rënien e regjimit komunist në Shqipëri dhe ex-Jugoslavi, miqtë tanë, me poplitikbërjen tonë të përmirësimit të gabimeve fatale të së kaluarës, u radhitën po në të njëjtën koordinatë të konsolidimit të politikës tonë ndërkombëtare, që tanimë u vëndos në baza të një ballancimi të qëndrueshëm të interesave të përbashkëta, ndërmjet partnerëve në lojë. Thjeshtë thënë, orientimi ynë tanimë mirë i definuar, është pro-demokracisë perëndimore, pro- oksidental, pro-Nato, që në fakt paraqet “rrugën tonë të kodifikuar politike” që duhet ta kultivojmë me dashurinë dhe kujdesin më të madh. Pikërisht atë që rrugë që trasuan mendjet e medha të kombit, në shekullin e kaluar. Konkluzion: Gabimet e të dy taborëve, u përmirësuan, ndërsa ndër ne shqiptarët, mësimet duket se u mësuan!
Një interaksion politikbërës ky ndërmjet miqësh, që funksionon në bazë të një komunikimi diplomatik sipas konceptit “perpetum mobile”, skajshmërisht të kuptueshme nga të dyja palët. Si dy shtete shqiptare, nuk mund të themi që fuknsionaliteti i këtij koncepti është i përsosur, por mund të themi që edhe politikbërja jonë e dekadave të fundit, ka qënë bazuar në parimin e një dëgjueshmërië të urtë nacionale, të një nxënësi që dëshiron të mësojë për kaluar vitin, dhe kjo strategji, paraqet inputin e fundit që edhe më tepër forcon ‘konturat tona diplomatike’ të bashkëpunimit me miqtë perëndimor. Dhe përsëri: Gabimet e të dy taborëve, u përmirësuan, ndërsa ndër ne shqiptarët, mësimet u mësuan!
*Njëse një vend nuk ka një qasje të këtillë të politikbërjes, që bazohet në logjikën diplomatike që kërkon të sakrifikosh, si vend i vogel dhe irrelevant që je, është e vështirë që synimet dhe artikulimet tua të interesave diplomatike, të merren parasysh! Nuk është fjala këtu për sakrifica të mëdha, që politikbërësit në Maqedoninë e Veriut duhet të bëjnë! Nuk është fjala këtu që RMV, të bëjë “kompromise diplomatike të rënda” që dëmtojnë gjenin kombëtar dhe politikat nacionale bazë të këtij shteti, kompromise këto, që Shqipëria dhe Kosova, si dy shtete te pamvarura, dmosdoshmërisht i patën gëlltitur (fakt: sot, 50% e territoreve tona kombëtare gjinden jashtë shteteve ëmë). Thjeshtë, diplomacia dhe koka e politikbërjes europiane në Bruksel, nga ky vend kërkon ndryshime! Me kwtw RMV, duhet patjetër ballafaquar!
Ndryshimet janë evidente dhe ato janë makthi që sundon shpirtin e pjesës dërmuese të qytetarëve të këtij vendi në lajthitje ekonomike, sociale, këtij shteti që përpëlitet në kokfortësinë e tij, të kundërshtoje me çdo kusht reformat që kërkojnë institucionet europiane të Brukselit. Tanimë është e qartë që sinjalet e ambasadorëve të vendeve të UE, që vinjë njëra pas tjetrës, nuk kërkojnë tjetër, përveç “dëgjimit të kujdesshëm dhe mësimit të mësimit europian”, njësisë mësimore të përpiluar me përmbajtje të njëjtë dhe për të gjithë anëtarët e Unionit, njëlloj! Një kërkesë që edhe përkundër insistimeve të ambasadorëve të UE-së në vend, me kokfortësi dhe në dezintersim, gelltitet nga nonshalanca e liderëve të vendit të partive në pushtet. Në këtë kontekst të kontekstit të diskursit diplomatik, “nuk pritet që pala shqiptare të bëjë punën e saj”. Thjeshtë ngase ajo është mirë dhe rehat sa më s’ka! Është në mbrojtje të “pozicioneve të saja të politikbërjes kombëtare”, që në fakt, në “demokracinë tonë të arritjeve të mëdha”, pjesa dërmuese e shqiptarëve “kënaqen dhe lumturohen” me kwto arritje. Ky status kwtyre të fundit u mudnëson jetë mundane, të qetë, të pamvarur dhe të paprekur madje as nga premieri i vendit, e të mos flasim më sovranin i cili për dekada në amulli, bën jetën e tipit : Vaj moj jetë vaj”!
Andaj, përderisa kokfortesia dhe nonshalanca ç’përfyllëse e kreut politik maqedonas, nuk merr qëndrim të qartë politikbërës, dizajnuar sipas modelit të UE, ku të gjithë kombet janë të barabartë, ku qytetari është në qendër të vëmendjes, ndërsa politikbërësi, është shërbyesi i sovranit, dyerët e UE-së, vazhdojnë të ngelur, mbyllur, madje edhe me dry! “Jemi të vegjël , por kemi emër të madh”, është diskursi i muhabeteve lëvdatëmëdha të kafeneve dhe parlamentit tonë. Dhe kjo sipas autorëve të kësaj thënie, është mëse e vërtetë, thjeshtë për faktin që populi shikohet nga lartësitë e kaltërta, ku politibërësit e padëgjueshëm, të lidhur në një rrjet skajshmërisht funksional ndërmjet marrimangave milionngjyrëshe, vazhdojnë të thurrin rrjetin e tyre të rehatisë, luksit dhe privilegjeve, së bashku me entourage-in e tyre, me djersë patën kryjuar!
Katandia! Nuk ka ndryshim dhe deblokim të debatit rreth pozicionimit të Prokuroroisë special në atë Publike, nuk ka luftë konkrete të Agjencionit për luftim të korrupcionit, proteksionizmit, nipotizmit dhe decepcionit të skajshëm. Nuk ka luftë dhe persekutime, të qindra e qindra devijime korruptive, që këto instanca të papenguara dhe në emër të drejtësisë, në qetësi do t’i luftonin. Nuk ka madje asgjë të re nga Fshesa e famshme që u paralajmërua nga premieri, Fshesë kjo që vetëm sa vjen e përforcon macquillage-in e saj, në nivel të politikbërjes sipas modelit win-win, ose unë për mua ti për ty, na për ne dhe vetëm për ne! Një mjerim që reformën e percepton vetëm me ndrimin e pozicioneve ministrore, me ‘njerëz incognito’, që madje importohen nga jashtë, që nuk kanë as një ditë jetë në vendlindje, që po të njëjtët, të lëvdrohen nëpër portalet e click-politikës, dhe të nesrëmen nga një gazetar injorant të ngriten nw piedestal, si ekspertë “a la sui generis:, që do e nxjerrin vendin nga kriza! Vaj vatani mjer mileti! Sa të mjerë jemi në këtë drejtim! Fenomen ky që nuk mund të përshkruhet bazuar në premisat e logjikës racionale, që karakterizon njeriun me integritet dhe vlera morale, që centrifugë funksionimi ka vlerat e përgjithshme morale njerëzore, e sa u përket atyre kombëtare, ka kohë që i kemi harruar se si duken!
Andaj, neve të lojës së karrotës dhe shkopit, qartë na është sinjalizuar që loja në fjalë, do të vazhdojë edhe më tej të luhet, sepse një politikbërje që sillet vetëm në mbrojtjen e interesave të grupeve të caktuara, nuk mund të mësojë mësimin që UE-ja, pandërpre po kërkon nga kjo qeveri. Le t’ia lëmë kohës dhe erërave eventuale të së ardhshmes, që do të duhet patjetër të fryjnë, për të mkrypur mendjen tonë balkanase që nuk njeh tjetër përveç interesave individuale. Atyre interesave që nuk artikulohen nga mendësia logjike e bazuar në strategji afatgjate të politikbërjes që bota bashkëkohore demokratike sot nga ne, po e kërkon. Të thuhet që ky mentalitet, do të ndryshoje, është vështirë, ngase si i tillë, tanimë ai është shëndruar në pjesë të pashkëputshme të gjenetikës psikologjike, ndërsa për të qenë edhe më i ashpër, më i pamëshirshëm dhe më i padhendur e i parashikuar, multipolariteti i veprimit kaotik politik,(nëse ashtu mund të quhet), vazhdimisht plotësohet nga bihejviorizmi i politkbërjes kaotike, që e hasim në çdo cep të mëhallës, në punë, në treg, në llahtarin dhe turpin e ëdrrave që ëndërrojmë, gjithandej ku frymojmë dhe bëjmë jetën që vetëm “ les miserable” të të madhit Hugo, patën ditur ta bëjnë! ”
Shkruan: Prof. Dr. Florim V. AJDINI