Sipas analistëve, ja cila parti në Maqedoninë e Veriut ngjason me VETËVENDOSJEN!

89

Fitorja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kosovë ka ngjallur një eufori si asnjëherë më parë edhe në Maqedoninë e Veriut, duke e vlerësuar fitoren e Albin Kurtit, si një shpresë të madhe për ndryshim dhe për pensionimin e elitave të vjetra politike, njofton TopAlNews.

Analistët politik në vend deklarojnë se fitorja e Albinit është një mesazh shumë i mirë edhe për elitën politike në vend. Të pyetur nga redaksia jonë se cili subjekt politik në Maqedoni kanë ngjajshmëri me VETËVENDOSJEN! ata deklaruan se është Lëvizja BESA, duke rradhitur shumë arsye se ajo asnjëherë nuk ka qenë pjesë e qeverisë dhe se aksionet e rinistëve dhe përndjekja e tyra nga policia, ngjan në veprimet e VV-së.

Njohësi i mirë i rrethanave politike, gazetari Urim Saliu, deklaron për TopAlNews se mënyra e veprimit të rinisë të Lëvizjes që nuk qëndron në selinë e partisë po jashta për të përmisuar gabimet e pushtetit dhe përndjekja e shpesht nga policia e aktivistëve, jep indikacione se ata veprimin politik e kanë të ngjajshëm si të VV-së.

“Nuk mund të them saktë nëse Bilall Kasami është tërësisht i ngjajshëm me Albin Kurtin, por mund të them se është Lëvizja Besa që ka thuajse të ngjajshme veprimet si Vetëvendosje në Kosovë. Për mendimin tim Lëvizja Besa është opozita e vërtetë shqiptare në Maqedoni.Pavarësisht se ndodhë të thirren shpesh në biseda informative , më pëlqen mënyra e veprimit sidomos të të rinjëve të kësaj Lëvizje që nuk qëndron në selinë e partisë por jashta për të korigjuar gabimet e pushtetit.Këtë të fundit nuk ta sjellë askush si dhuratë ditëlindjesh, por duhet kërkuar. Lëvizja Besa është për momentin zëri i protestës së shqiptarëve në Maqedoni dhe kjo mund ti kthehet si një shpërblim drejt fitores së madhe një ditë.Në fund të fundit kreu i Lëvizjes Besa është i vetmi që mund të drejtojë gishtin kundër qeverisë së cilën as nuk e krijoi dhe as nuk u bë kurrë pjesë e saj.Partitë tjera duke kritikuar pushtetin, drejtojnë gishtin kundër vetvetes”, ka deklaruar Urim Saliu.

Nga ana tjetër gazetari dhe analisti Berat Azizi deklaron se aktivitetet e fundit të rinisë së Lëvizjes BESA, ngjallin një lloj shprese se njerzit po zgjohen kundër të keqës. Ai më tej deklaron se Kasami është lideri i vetëm që nuk ka shijuar asnjëherë pushtetin dhe kjo i jep ngjashmëri me Albin Kurtin.

“Zgjedhjet në Kosovë patën një jehonë të madhe edhe në Maqedoni, sidomos tek partitë opozitare të cilët shpresojnë se fitorja e LVV do të reflektojë edhe këtu tek ne. Kanë filluar të qarkullojnë zëra se ASH do të sjell pranverën shqiptare në Maqedoni, por unë mendoj se në MV asnjë parti nuk do të sjell pranverën shqiptare sepse kemi një dallim shumë të madh. ASH është parti e cila ka qenë në qeveri dhe është fraksion i PDSH kurse LVV është parti e krijuar nga rinia kosovare nga njerëz të sakrificës dhe nga njerëz që nuk kanë shijuar pushtetin. Në anën tjetër dallimi tjetër është tek lideri, Kurti është lider më i përgatitur shqiptar në Ballkan dhe është njeriu i cili për 20 vite ka luftuar për të ardhur në pushtet përmes rrugës së demokracisë dhe votës së popullit, kurse lideri i ASH ka qenë pjesë e pushtetit dhe të ngresh partinë për pak kohë në nivel të LVV kërkon shumë mund dhe sakrificë, kërkon njerëz të arsimuar, të devotshëm , kërkon njerëz që nuk kanë shijuar kolltukun e pushtetit. Në anën tjetër një një pozicion pak më të favorshëm është lëvizja BESA e cila për dallim nga të tjerët është e vetmja parti që nuk ka qenë pjesë e koalicionit qeveritar dhe në këtë drejtim ka një epërsi. Epërsia e dytë është se Kasami ka nisur ta ndërtojë partinë më njerëz të ri që nuk kanë qenë pjesë e pushtetit dhe kjo mund të shihet si ngjashmëri ose përafrim me LVV. Afrimi i njerëzve të ri dhe të përgatitur me këtë lëvizje si dhe aksionet e fundit të rinisë së kësaj partie tregojnë një farë rebelizmi kundër dukurive negative një metodë e përdorur nga LVV. Sa i përket krahasimit që bëjnë me Kurtin do të ishte e tepërt pasi asnjë lider nuk mund të krahasohet me një tjetër, por unë mendoj se kryetari i BESA, Bilall Kasami është në një pozicion më të favorshëm se Sela apo liderët tjerë për disa arsye përfshi mospjesëmarrjen në qeveri, modestin dhe rrugën e ndërtimit të partisë duke u mbështetur tek rinia dhe njerëzit e sinqertë. Por pranvera shqiptare në Maqedoni nuk mund të vijë duke ndenjur ulur, por duhet punuar dhe duhet të bisedohet me çdo qytetar se çfarë mund të bëjmë për të përmirësuar gjendjen në vend si ta ndalim ikjen e rinisë së shkolluar, si ta luftojmë korrupsionin së bashku et., Më vjen mirë që shumë lider janë inkurajuar nga fitorja e LVV, por duhet ta kenë parasysh se rruga e fitores së LVV ka qenë shumë e gjatë dhe e mundimshme pasi përballë kanë pasur partitë politike që për 20 vite kanë qenë në pushtet. Përzgjedhja e njerëzve që do të përfshihen në listat do jetë kyç për rezultatin e partive dhe për këtë dëshmi më e mirë se Blerim Reka nuk kanë as Sela e as Kasami”, deklaroi gazetari dhe analisti Berat Azizi.

Loading...