Sistemi raketor rus dëmton raportet SHBA-Turqi

42

Vendimi i Turqisë për të blerë armë kundërajrore nga Rusia ka dëmtuar raportet me SHBA-në. Shtëpia e Bardhë njofton se vendi nuk do të furnizohet me mbi 100 avionë luftarakë të prodhuar në Amerikë. Presidenti Donald Trump shprehet i keqardhur pasi partneriteti me Turqinë ka rëndësi strategjike dhe refuzimi i mbi 100 avionëve luftarakë “F-35” nuk është në interesin financiar të Amerikës. Sipas tij, peshën e fajit për precipitimin e situatës duhet ta mbajë ish-pasardhësi i tij, Barak Obama. Kontrata me vlerë 2.5 miliardë dollarë mes Turqisë dhe Rusisë u nënshkrua rreth dy vite më parë, pasi pala amerikane i kishte ofruar sistemin e vet kundërajror por me vlerë të paktën 1 miliard dollarë më të lartë. SHBA-ja nuk ka bërë të ditur sanksionet me të cilat mund të përballet vendi tani që ka nisur të marrë pjesë të armës së avancuar luftarake, por Ankaraja ka treguar se do të përgjigjet me kundërsanksione.