Në një video të siguruar nga KALLXO.com, shihet se si një pronar i një restoranti refuzon të lëshoj kupon fiskal për klientët e tij.
Në ketë video dëgjohet sjellja ‘arrogante’ e pronarit të restorantit Ismet Sylejmani ndaj një mërgimtari, i cili kishte shkuar që të kërkonte kuponin fiskal. “Kupon nuk kemi se nuk kemi rrymë, s`kemi, s`kemi, qa po don tani, qa po don s`kemi, s`kemi. Unë të liroj unë të shkarkoj, unë krejt t`i boj, a i ke pi, qiti paret”, dëgjohet tek thotë Sylejmani në ketë video.
I kontaktuar nga KALLXO.com, Ismet Sylejmani tha se ka qenë mërgimtari ai i cili e ka fyer kur ka kërkuar të pijë pa pare.
“Ata na kanë fy neve, nuk e kemi pas arkën hiq, jemi në procedurë të arkës fiskale, ata dojshin me hangër pa pare. Unë i liroj, tjetër kush s`mundet m`i liru prej pagese”, tha Sylejmani.
Ai shtoj se sjellja e tij ka ardhë edhe pasi ka qenë pak i tensionuar me problemet me rrymën.
“Kemi pas problem me rrymë edhe ndoshta jam kanë pak i tensionuar, po sjellja e tyre se nuk paguajë pa kupon fiskal nuk ka qenë në rregull, se nuk veprohet ashtu. Nëse s`ke kupon me të liru prej pagese s`kisha dëgju asnjëherë”, shtoi ai.
Ndryshe, Ligji për Administratën Tatimore dhe Procedurat, neni 53, pika 6, parasheh se çdo tatim pagues është i obliguar që në secilin aktivitetit të tij ekonomik t`i lëshoj klientit kupon nga pajisja e fiskalizuar në të kundërtën do të detyrohet për një gjobë.
Javë më parë pas raportimeve të KALLXO.com, parregullsi u hasen edhe në një numër të madh të dyqaneve të cilat merren me shitblerjen e telefonave.
http://video.gjirafa.com/sjellja-prej-kauboji-e-biznesmenit-ndaj-mergimtarit-pasi-i-kerkohet-kuponi-fiskal-mp4