SKANDAL/ Këshilltarët e ASH-së në komunën e Tetovës votojnë në interes të biznesmenit serb Davidoviq

2324

Seanca e 34 e këshillit komunal në komunën e Tetovës është karakterizuar me pikën e rendit të ditës, ku u ndryshua PDU-ja (Plani Detal Urbanistik) i Tetovës.

Plani i Detajuar Urban prish plotësisht ekuilibrin dhe jetesën urbane në qytet. Ky PDU parashikon ndërtimin e 230,000 metra katrorë, prej të cilave apartamente deri në 140,000 metra katrorë dhe rreth 80,000 metra katrorë të ndërtesave të biznesit. E thjeshtuar, kjo do të thotë rreth 2,000 apartamente të reja në Tetovë me rreth 8,000 banorë të rinj, si dhe ndërtesa biznesi që do të rëndojnë në mënyrë shtesë qytetin. Plan për të cilin nuk ka kushte urbane ose trafiku apo të paktën kushte humane për jetesë. Plan në të cilin fitimet e mundshme të investitorit tejkalojnë 200 milionë euro të paimagjinueshme.

Pronari i ndërtesave të ish-KIP Jelak si dhe i tokës në të cilën do të ndërtohen është biznesmeni kontraverz, malazezi Miodrag Daka Davidoviq. Në opinionin e Maqedonisë është i njohur nga bisedat e publikuara para zgjedhjeve parlamentare, në të cilat dëgjohet qartë se ai ka dhënë 300 mijë euro me qëllim për t’iu kryer punët, ndërsa përveç kësaj premton 2,000 metra katror tokë dhe 2 milionë euro nëse përfundon puna në lidhje me KIP Jelak-Tetovë.

Ajo që është për t’u habitur është se për ndryshim të PDU-së kanë votuar edhe këshilltarët e ASH-së që kanë qenë prezent në seancën e 34 të këshillit komunal të Tetovës. Kjo lë hapësirë për dyshime se pse këshilltarët e partisë “opozitare” kanë përkrahur projektin që rëndon në mënyrë të jashtëzakonshme qytetin, projekt i cili u kundërshtua edhe nga këshilltarët e Lëvizjes BESA./Albanews24