SKANDAL/Mungesa e deputetit Shaqiri “shpëton” Veljanovskin nga paraburgimi

30

Trajko Veljanovski shpëton nga paraburgimi, Komisioni parlamentar me vota 4:4 nuk ia hoqi imunitetin.
Komisioni prlamentar për Çështjet e Mandatit dhe Imunitetit, me 4 vota pro dhe 4 kundër, nuk ka miratuar që ti propozojë Parlamentit ti heq imunitetin deputetit Trajko Veljanovski për të cilin gjykata kërkoi paraburgim, shkruan gazeta KOHA.
Ai është njëri nga gjashtë të dyshuarit në hetimin e fundit të Pokurorisë për kimit të organizuar, si organizator kryesor në sulmin e Parlamentit me datën 27 prill të vitit 2017.
Gjatë momentit të votimit të shtunën në mbrëmje, ka munguar deputeti i BDI-së, Agim Shaqiri.
Hetimin kundër tij Veljanovski do ta presë në liri. Si organizator, përveç Veljanovski, akuzohet edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe agjenti i zbulimit Nikolla Bishkovski, që të dy në arrati, ish-ministri Mile Janakievski (në arrest shtëpiak), ish ministri Spiro Ristovski, i cili gjindet në paraburgim, si i dhe ish drejtori I UBK-së Vlladimir Atanasovski, poashtu në paraburgim.