Në një reagim me shkrim nga Lëvizja Besa thuhet se Këshilltari i kësaj partie në Komunën e Ohrit, Xhemal Mena është sulmuar fizikisht nga Këshilltari i BDI-së.
Më poshtë ju sjellim reagimin e plot të Lëvizjes Besa
Në mënyrë mjaft të turpshme dhe tepër të ulët, është sulmuar Këshilltari i Lëvizjes BESA, në Komunën e Ohrit, Xhemal Mena nga Këshilltari i BDI-së. Lëvizja BESA dënon ashpër sulmin fizik ndaj Këshilltarit tonë, i cili po lufton dhe mbron të drejtat e shqiptarëve të Ohrit dhe u sulmua pikërisht gjatë seancës të Këshillit Komunal në Ohër.
Rasti në fjalë është paraqitur në polici dhe me këtë rast do njoftohen gjitha ambasadat e huaja dhe presim që kjo paturpësi të merr epilogun e duhur. Gjithashtu, Lëvizja BESA, u bën thirrje gjithë organeve kompetente të marrin seriozisht sulmin ndaj një zyrtari partiak dhe përfaqësues i qytetarëve te Ohrit.
Frika dhe paniku në BDI shihen qartë se veprimeve të tyre kriminogjen le po i afrohet fundi. Sot pas arrestimit të sekretarit shtetëror nga radhët e BDI si dhe publikimi I bombave për krerët e kësaj partie, ditëve të fundit, ua ka humbur orientimin, duke e pare sesa i kriminalizuar dhe i korruptuar është ky subjekt politik.
Lëvizja Besa nuk do heshtë ndaj akteve të dhunës që mund të ushtrojnë “banditët” local të BDI-së. I bëjmë apel edhe partive tjera politike që të dënojnë dhunën që ushtron BDI dhe gjithë bashkërisht të izolojmë dhe dërgojmë në histori këtë strukturë dhunuesish të korruptuar dhe të kriminalizuar që po mbajnë peng të ardhmen e shqiptarëve.