Skandalet nuk nxisin dorëheqjen e politikanëve

38

Skandalet e njëpasnjëshme në vend, nuk nxisin aspak dorëheqjen e politikanëve. Ekspertët vjerësojnë se në vend të dorëheqjes, politikanët përpiqen të gjejnë mënyrat për të mbajtur postet e tyre. Komunikologja Magdalena Mihajllovska thonë se sjellja e këtillë dëshpëron edhe më shumë qytetarët.

Do të thotë ne nuk e kemi institutin dorëheqje morale si një akt i ndonjë kredibiliteti moral në opinion, se si duhet të zbatohet funksioni publik në emër të interesit publik dhe qytetarëve. E gjithë kjo rezulton me apati më të madhe politike tek trupi votues dhe dalje më e vogël në zgjedhje, pavarëasisht se për ç’farë zgjedhjesh bëhet fjalë”. – tha Magdalena Mihajllovska, komunikologe

MARKETING 420 x 60

Ndërsa analisti Agim Jonuz thotë se mungesa e dorëheqjeve, është për shkak se shumica e politikanëve dhe personave që mbajnë funskione publike nuk kanë arsimim të nivelit të duhur.

Për shkak se arsimimi nënkupton ndjekjen e etikës, kodeksit, moralit dhe ndjekjen e parimeve të funksionimit në politikë. Kjo do të thotë guxim që secili që nuk e plotëson atë që e premton, filliisht duhet të ketë përgjegjësi morale dhe politike para popullit, deputet ose politikan, cili do që përfaqëson popullin. Ne në Maqedoni, nga 100 për qind e politikanëve ose figurave publike, nuk kemi më shumë se 10 për qind njerëz cilësor.- u shpreh Agim Jonuz, analist

Në periudhën e qeverisjes dyvjeçare asnjëri nga zyrtarët apo ministrat aktual, emrat e të cilëve u përfshin në skandale të mundshme të tenderëve dhe fondeve nuk ka dhënë dorëheqje, por kanë vazhduar të ushtrojnë detyrën e tyre. Ndërsa as institucionet hetuese nuk kanë ndërmarrë hapa konkret për zbardhjen e plotë të ngjarjeve ku shpesh përmenden pushtetarët./am/