Sllovenia ripërsëriti mbështetjen e saj në integrimin e Maqedonisë në BE

9

Kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor përsëriti mbështetjen e shtetit të tij në nisjen e bisedimeve mes BE-së dhe Maqedonisë.

Në takim me kryetarin e Maqedonisë, Stevo Pendarovskin është vlerësuar se dy vendet kanë marrëdhënie të shkëlqyera që karakterizojnë miqësi. Është biseduar edhe për avancimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

MARKETING 420 x 60

“Për Maqedoninë e Veriut s’ka alternativë tjetër, përveç integrimit evropian”, tha Pendarovski.

Siç njoftojnë nga kabineti Pendarovski, ai falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë në rrugëtimin e vendit drejt BE-së dhe NATO-s duke theksuar integrimi i Maqedonisë së Veriut dhe vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor do të kontribuojë në stabilizimin e Ballkanit.