Smalling thuhet se po e refuzon rikthimin te Manchester United

14

Chris Smalling po tregon formë të lartë qysh në sezonin e tij të parë te Roma.

Mbrojtësi anglez u huazua nga Manchester United në verën e këtij viti te Giallorossët.

Sipas asaj që raporton Roma Press, Smalling është duke e shijuar jetën në Itali dhe klimën atje.

Chris Smalling (Foto: AS Roma/Twitter)

Anglezi është që gjashtë muaj në Olimpico dhe po tregon se është një lojtar vendimtar për skuadrën italiane.

United thuhet se po e kërkon rikthimin e mbrojtësit qysh në janar, mirëpo është ky i fundit që nuk po pajtohet të rikthehet në Old Traford.

Kështu, Roma mund ta mbyllë transferimin e tij për një shumë rreth 20 milionë euro në afatin kalimtar të janarit.