Sot fillon Samiti i Ballkanit Perëndimor në Poznan të Polonisë

10

Nga sot, deri më 5 korrik 2019 në Poznan të Polonisë ka filluar samiti i Procesit të Berlinit apo i shteteve të Ballkanit Perëndimor, transmeton Portalb.mk.

Në këtë samit do të marrë pjesë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, ndërkaq është paraparë edhe konferencë e përbashkët e saj me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe të Bullgarisë, Bojko Borisov.

Në kuadër të Samitit të Berlinit janë gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor: Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, Serbia, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi, Komisioni Evropian, shtetet e Bashkimit Evropian, institucione ndërkombëtare financiare, dhe organizata ndërkombëtare dhe rajonale.

Kancelarja gjermane ka deklaruar se kanë mbetur edhe shumë kushte për t’u plotësuar nga shtetet e Ballkanit Perëndimor.

“Sot situata është e qetë, por ende ka shumë tensione dhe duhet të plotësohen edhe shumë kushte për shtete të Ballkanit Perëndimor, që t’i plotësojnë kushtet për përfshirje drejt Bashkimit Evropian. Rruga, do të thotë është ende e trazuar”, tha Angela Merkel para Samitit.

Samiti këtë herë mbahet në Poloni, për shkak se ky shtet iu bashkëngjit procesit në vitin 2018-të, dhe e udhëheqë të njëjtin, ndërkaq quhet edhe Samiti i Berlinit sepse është ngritur nga Qeveria e Gjermanisë në vitin 2014

Loading...