Sot në orën 21:00 do të luhet Kupa e Afrikës ndërmjet Senegalit dhe Algjerisë.
Kombëtarja e Senegalit udhëhiqet nga Sadio Mane, shihet si favorite kryesore për të kthyer në shtëpi trofeun e madh. Në gjysmëfinale, senegalezët mposhtën minimalisht Tunizinë, për ta pasur mundësinë që të paraqiten në finalen e madhe.
Në krahun tjetër, ylli i Manchester City, Riyad Mahrez në minutat shtesë nga goditja e dënimit shënoi një supergol për t’i siguronte Algjerisë finalen, duke mposhtur kombëtaren e Nigerisë.
Ndeshja sonte do të luhet në ‘Cairo International Stadium’ dhe drejtësia do të ndahet nga kamerunasi, Neant Alioum.