Sot mbahet mbledhja e kryesisë qendrore e Lëvizjes BESA, çka do të diskutohet?!

127

Sipas burimeve brenda partiake, sot në mbrëmje, kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka thirrur mbledhjen e kryesisë qendrore të partisë, ku me gjasë pika kryesore, e cila do të diskutohet do të jetë raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale. Për më shumë informata, do të shohim pas mbledhjes së organit më të lartë të kësaj partie.