SPANJË: PESË TË LËNDUAR NË VRAPIN ME DEMA

6

Tre persona janë plagosur dhe dy të tjerë kanë pësuar trauma në kokë, në ditën e parë të festivalit të famshëm, të vrapimit me dema, në Spanjë, në qytezën veriore të Pamplonës. Një person u ngjit në një ambulancë, pak pas nisjes së çmendurisë, në rrugët e ngushta të qendrës së qytetit, që zgjati dy minuta dhe 41 sekonda.

Me mijëra vrapues të veshur nga koka tek këmbët me të bardha, por me shami të kuqe në qafë, mblidhen çdo vit për vrapin tradicional të mëngjesit, pas të cilit, kafshët mbahen në arena deri në sfidat e pasdites. /Agjencitë/

Loading...