Tuesday, May 26, 2020
MARKETING 728 x 90
Ballina Politikë Maqedoni Spasovski: 27 marsi do të shënohet me shkronja të arta në historinë...

Spasovski: 27 marsi do të shënohet me shkronja të arta në historinë tonë

40

“Republika e Maqedonisë së Veriut edhe zyrtarisht është anëtarja e 30-të e NATO-s. 27 marsi do të shënohet me shkronja të arta në historinë tonë. E realizuam qëllimin e parë prej dy qëllimeve strategjike”.

Kështu ka shkruar në rrjetet sociale kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, pas zyrtarizimit të anëtarësimit të shtetit në NATO. Ai më tej shkruan se Maqedonia e Veriut në të ardhmen do të jetë faktor për sigurinë e rajonit.

MARKETING 420 x 60

“Sot në Washington e deponuam instrumentin për ratifikimin e Marrëveshjes Veriatlantike në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Republika e Maqedonisë së Veriut edhe zyrtarisht është anëtarja e re e 30-të e NATO-s. 27 Marsi do të shënohet me shkronja të arta në historinë tonë. E realizuam qëllimin e parë prej dy qëllimeve strategjike. E plotësuam ëndrrën e të gjitha gjeneratave të cilat u vendosën në realizimin e synimit prej dekadash të atdheut tonë për ta bërë anëtare të NATO-s”.

“Që sot jemi pjesë e proceseve globale dhe së bashku me partnerët tanë në Aleancë po bëhemi faktor stabilizimi dhe i sigurisë në rajon dhe së bashku me aleatët tanë do të ballafaqohemi me të gjitha kanosjet e sigurisë dhe do ta ruajmë paqen në botë. Të rrojë Republika e Maqedonisë së Veriut – vend anëtar i NATO-s”, ka shkruar Spasovski në Facebook.