Spasovski do të jetë kryeministër i Qeverisë teknike, Zaev i publikon edhe ndryshimet tjera

37

Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, sot në konferencë i ka publikuar disa nga emrat që do të jenë pjesë e qeverisë teknike.

Ai tha se LSDM ka sjellë vendim që Oliver Spasovski të jetë kryeministër në Qeverinë teknike, ndërsa Milla Carovska të jetë zv.kryeministre për Çështje Ekonomike.

Në qeverinë e Zaevit, Spasovski ka qenë ministër i Punëve të Brendshme, ndërsa Carovska ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Zaev gjithashtu njoftoi se Sllavjanka Petrovska është nominuar për zv.ministre shtesë në MPB, ndërsa Sanella për zv.ministre shtesë në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.

Ai tha se me këto propozime, LSDM dërgon mesazh që janë parti serioze dhe se janë favoritë në zgjedhjet e parakohshme kuvendare, që janë planifikuar për më 12 prill.

Zaev deklaroi se në mbledhjen e sotme, LSDM ka diskutuar edhe për partneritetin me BDI-në, si dhe amendamentet që këta të fundit kanë dorëzuar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.