Spasovski: Është koha që të organizohen zgjedhje korrekte dhe demokratike

25

Kuvendi filloi me seancën për ta zgjedhur qeverinë teknike, e cila duhet të organizojë zgjedhjet e parakohshme kuvendare më 12 prill sipas marrëveshjet paraprake të partive politike.

Mandatar në qeverinë e re është ish-ministri i MPB dhe nënkryetari i LSDM-së, i cili në Kuvend dorëzoi propozimin për përbërjen e re qeveritare.

“Është koha që të organizohen zgjedhje korrekte dhe demokratike, por edhe të përfundojnë aktivitetet për anëtarësim në NATO dhe BE”, tha Spasovski.

Ai tha se udhëheqja e Qeverisë në këtë periudhë paraqet sfida serioze dhe përgjegjësi të madhe personale, profesionale dhe politike.

Në qeverinë teknike, vende ministrore kanë partitë më të mëdha politike duke përfshirë këtu edhe opozitën Maqedonase.