Tuesday, April 20, 2021
Ballina Politikë Maqedoni Spasovski: Fushata do të jetë pa tubime dhe aktivitete ‘derë në derë’

Spasovski: Fushata do të jetë pa tubime dhe aktivitete ‘derë në derë’

15

Kryeministri teknik, Oliver Spasovski në ‘Facebook’ shkroi se shëndeti i qytetarëve për ata janë prioritetet kryesore për të cilat nuk heqin dorë.

Për shkak kësaj arsye, ai thotë se të gjitha aktivitetet partiake do t’ia përshtatin rrethanat e reja me qëllim mbrojtja e shëndetit publik.

“Fushata do të jetë pa tubime dhe pa aktivitete ‘derë në derë’. Në këtë mënyrë ne e mbrojmë shëndetin e qytetarve, kurse ofertën zgjedhore do t’ua afrojmë përmes mjeteve digjitale”, shkruan Spasovski,

Ai theksoi se në kundërshtim me ligjin dhe masat ndaluese VMRO DPMNE filloi fushatë parazgjedhore me tubime publike ku nuk mbahet largësia tripore dhe nuk mbahen maskat mbrojtëse.