Spasovski vërtetoi se ‘alfat’ nuk ekzistojnë

18

Ministri i Punëve të Jashtme, Oliver Spasovski vërtetoi se pjesëtarët e ‘Alfa’ nuk do të ekzistojnë.

Ata tashmë janë shpërndarë në Njësinë për qetësi publike në kazermën ‘Gjorçe Petrov’, dhe praktikisht ‘alfat’ nuk ekzistojnë.

“Qëllimi përfundimtar është të kemi dukshmëri më të madhe në terren. Është bërë riorganizim sipas shembujve të vendeve evropiane. Bëhet fjalë për bashkim  të njësive për qetësi publike dhe njësisë ‘Alfa’”, tha Spasovski.

Ndryshe, ‘Alfat’ u formuan në vitin 2005 ndërsa nga viti 2014 ata operonin vetëm në Shkup.