Stuhia shkakton dëme të mëdha në Shqipëri (FOTO)

35

Po punohet për riparimin e defekteve

Për shkak të motit me erëra të forta që përfshiu Shqipërinë gjatë natës se mbrëmshme dhe në vazhdim, janë dëmtuar disa linja tensioni i mesëm dhe rajonet më të prekura nga defektet janë Burreli, Shkodra dhe Durrësi (zona e Krujës).

Siç shihet nga pamjet, stuhia e natës e shoqëruar me shkarkesa atmosferike, shkaktoi rrëzim të pemëve mbi përcjellësit elektrikë, duke i këputur.

Rrjeti është dëmtuar edhe nga materiale të forta për shkak të stuhisë, si në rastin e Talës. Problematike paraqitet situata edhe në Lezhë.

Prej orëve të para të mëngjesit, brigadat e terrenit po punojnë intesivisht për riparimin e defekteve dhe kthimin e gjendjes në normalitet ne kohe sa më të shpejtë./oranews/