Talat Xhaferi pas takimit me ambasadoren amerikane: Ligji për prokurorinë mund të miratohet para shtatorit

61

Ambasadorja e re e SHBA-ve në RMV Kejt Bërns në takimin e sotëm me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi ka pyetur nëse ekziston mundësia që Ligji për prokurorinë, që duhet të rregullojë statusin e PSP-së do të mund të votohet deri më 15 shtator. Këtë e ka paralajmëruar kryeparlamentari në takimin e sotëm me gazetarët, i cili filloi më vonë nga që ishte paralajmëruar pikërisht për shkak të takimit midis Xhaferit dhe Bërns.

Nëse ka vullnet, Xhaferri thekson se Ligji mund të kalon edhe më herët në filtart e kuvendit.

Ambasadorja ka pyetur nëse mund të votohet ligji për prokurorinë deri më 15 shtator. Unë thash, jo deri më 15 shtator por deri në fund të gushtit ka mundësi të kalojë. Nëse sot e pranoj propozim-ligjin ka mundësi që më 29-30 korrik të kalojë në lexim të parë. Nga 26 deri më 30 gusht mund të shkojë në lexim të dytë. Procedura është e thjeshtë, mirëpo nëse ligji nuk mbështetet nga partitë politike, atëherë procedura mund të zgjasë me muaj”-ka deklaruar kryeparlamentari Talat Xhaferi.

Në takim është biseduar edhe për rastin e fundit “Reket”, me çka ambasadorja Bërns ka theksuar se hetimi duhet të jetë i pastër dhe të merr epilog./Alsat/

Posted by Talat Xhaferi on Tuesday, 23 July 2019