Talat Xhaferi reagon për Ligjin e PSP-së: Grupet negociuese nuk kanë siguruar 2/3 e votave

52
Kundërpërgjigje e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi për Ligjin e PSP-së.
Postimi i plotë:
Nuk duhet të ketë pretendime që mungesa e suksesit të negociatave, të mbulohet me Parlamentin. Grupet negociuese nuk kanë siguruar 2/3 e votave.
Se kush kujt i jep argument, do vlerësojnë qytetarët.
Ligjin për PSP-në me konsenzus e kanë miratuar katër partitë më të mëdha në Parlament atë kohë dhe me konsenzus duhet të miratohet.
Çdo komunikim tjetër do ta bëjmë vetëm në rrugë institucionale dhe sipas procedurave parlamentare.