Taravari dhe Xhaferi dekorojnë humanistin Halil Kastrati

64

Sot kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari, ka shpallur qytetar nderi humanistin dhe kryetarin e shoqatës “Jetimat e Ballkanit” Halil Kastrati.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Taravari shkruan se sot Gostivari u pasurua edhe me një qytetar nderi, njofton Telegrafi Maqedoni.

Përveç dekoratës në Gostivar, Halil Kastrati sot ka marrë dhuratë simbolike edhe nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Ndryshe, Halil Kastrati njihet si humanisti më i madh shqiptarë. Ai ka arritur që të ndërtojë shtëpi për të varfërit dhe të kthejë buzëqeshjen shumë shqiptarëve.