Tuesday, February 25, 2020
MARKETING 728 x 90
Ballina Kuriozitete Të lodhur nga punët e përditshme dhe mungesa e kohës së lirë...

Të lodhur nga punët e përditshme dhe mungesa e kohës së lirë për ahengje, çifti kanadez lanë gjithçka që kishin për të jetuar në furgon

12

Një çift i ri që u dukej e mundimshme të punojnë pesë ditë në javë, kjo për faktin se nuk kishin kohë të mjaftueshme për ahengje, vendosën të shesin gjithçka që kishin për të vazhduar jetën në një furgon.

Veterinerja Alice Tessiwer, 24-vjeçe dhe tekniku Jacuqes-Samuel Moreau, 28-vjeç nga Quebec i Kanadasë, kishin ndërtuar karrierë të bujshme derisa një ditë vendosën të mos i bëjnë gjërat e njëjta deri në fund të jetës.

MARKETING 420 x 60

Me angazhime të shumta në javë siç ishte puna dhe aktivitetet tjera, duket se ata u lodhën nga kjo jetë sepse u mungonin edhe ahengjet, vendosën që një ditë të zgjohen nga shtrati dhe t’i lënë të gjitha pas.

Ata kishin vetëm 3 mijë dollarë me të cilat vendosën të jetojnë në furgon të cilin e shndërruar në një shtëpi në rrota. E pa kaluar shtatë muaj, arritën t’i përshkojnë 16 mijë milje nga Kanadaja në SHBA.

“Kam studiuar për veterinere për tre vite sepse i dua kafshët, por një ditë e pyeta veten nëse tërë jetën dua ta bëjë të njëjtën punë. E kuptova se më pëlqen të eksploroj dhe doja të zgjohesha e gëzuar se sot do të vizitojë një vend të ri”, ka deklaruar Alice.

Njëjtë filloi të ndihet partneri i saj i cili i tha se duhet të largohen dhe të lënë gjithçka që kishin. Me paratë që i kishin blenë furgonin që e shndërruar në shtëpi me rrota. E për ta rinovuar iu deshën 8 mijë dollarë shtesë.

 

Loading...