Të shtunën pritet takimi Zaev, Mickoski, Ahmeti

9

Drejtuesit e LSDM-së dhe të VMRO DPMNE-së, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski, do të takohen të shtunën për të diskutuar qeverinë teknike.

Zaev dhe Mickoski do të takohen së pari në qeveri në ora 5 pasdite, ndërsa kreu i BDI-së Ahmeti dhe Hristijan Mickoski do të takohen në një lokacion të panjohur në orën 7:30 pasdite.

Ky informacion konfirmohet nga selia e VMRO DPMNE-së. Në këto takime do të diskutohet për detajet e formimit të qeverisë teknike dhe zgjedhjeve të kuadrit.

Sipas marrëveshjes nga takimi i fundit i lidershipit, qeveri e re teknike duhet të formohet nën parimet e Marrëveshjes së Përzhinës, me zgjedhjet e parakohshme parlamentare të planifikuara për 12 prill.